Gjendet një person rreth 18 vjeç i vdekur në Kçiq të Mitrovicës
Mbrëmjen e së dielës, një person rreth 18-vjeç është gjetur pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Dyshohet se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje, megjithëse hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur procedurat standarde, duke përfshirë ekzaminimet mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

