Gjendet një bombë me telekomandë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Të martën një person ka raportuar në polici se mbi kioskën që shërben si zyre në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Lexo edhe:  Një ditë brenda burgut të hapur të Smrekonicës, aty ku të burgosurit sigurojnë vetë bukën (VIDEO)