Gjendet në Gjakovë pacienti që iku nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit

Foto ilustruese

Jo rrallëherë ka pasur raste kur pacientët e klinikave dhe spitaleve publike në vend kanë ikur nga repartet kur kanë qenë duke u trajtuar.

Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Gjilanit, ku një 35-vjeçar ka arritur të largohet nga reparti i Psikiatrisë në këtë spital.

Pacienti që u largua nga spitali që nga 15 korriku, u gjet gjatë ditës së djeshme.

Sinjali mëson se vendndodhja e 35-vjeçarit u lokalizua pasi Policia mori informacionet se i njëjti ndodhej në Gjakovë.

Njësitet policore kanë intervenuar dhe pasi fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, të njëjtin e kanë kthyer në Gjilan.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  Punonte si postier në Zvicër, kosovari vodhi 50 paketa me telefona dhe erdhi e i shiti në Kosovë – i dëmtoi mbi 27 mijë euro