Gjendet në Ferizaj pacienti që u largua nga Enti Special në Shtime, kjo është gjendja e tij
Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë në Shtime ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre.
Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit.
Kështu ka ndodhur së fundmi me një pacient, i cili është larguar para disa ditësh nga kjo qendër, në orët e mëngjesit dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.
Nga kjo qendër është denoncuar rasti në Polici, ndërkohë që edhe vet e kanë kërkuar viktimën, të cilin e kanë gjetur më pas në qytetin e Ferizajt.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pasur shenja të abuzimit e keqtrajtimit.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Ferizajt.