Gjendet i vdekur një person në veturë në autostradë, mësohet se është anëtar i AAK-së

Një vetëvrasje ka ndodhur ditën e sotme në Veternik të Prishtinës. Viktima e gjinisë mashkullore u gjet i vdekur në një veturë. 

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, tha ai.

Periskopi ka mësuar se identiteti i viktimës është Hekurna Hoxha, nga Gjakova.

Tashmë i ndjeri ishte kandidat i AAK’së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndryshe rasti u raportua fillimisht si gjuajtje me armë.

Derisa Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve që ndihmojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Ish-polici shqiptar kapet duke kultivuar bimë kanabisi: Më detyroi gangsteri që e arrestova