Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur për “Zërin” se, prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth këtij rasti.

 

Lexo edhe:  5 muaj nga vrasja e Liridona Ademajt - çka po ndodh me hetimet ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve