Gjendet i vdekur një person në parkun Karagaç të Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaq të Pejës.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha se pritet të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe më pas të lëshohet urdhri për autopsi.

“Në parkun Karagaç të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda. Pritet që të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe të lëshohet urdhri për autopsi”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Kosovari dëbohet për 6 vite nga Zvicra pasi tejkaloi shpejtësinë dhe u aksidentua: Do të qetësohem, synoj të kthehem