Gjendet i vdekur një person në Bjeshkët e Deçanit

Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit. Ai është gjetur i vdekur në bjeshkë rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Familjarët e kanë raportuar të zhdukur të shtunën në mbrëmje pasi i njderi kishte dalur për të ecur në bjeshkë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës,Fadil Gashi, tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.

Lexo edhe:  Lirohen të miturit që vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, u akuzuan për “nxitje të urrejtjes”