Gjendet i vdekur një person në banesë në sheshin e Mitrovicës, dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në sheshin e Mitrovicës.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se policinë e kanë alarmuar fqinjët e të ndjerit për kutërbim në banesën e të ndjerit.

I ndjeri nuk është parë për rreth një javë nga fqinjët të ketë dalë nga banesa.

I ndjeri është i moshës dhe rreth 60 vjeçare dhe për kohë të gjatë ka jetuar vetëm në banesë.

Lexo edhe:  Janë në hasmëri që sa kohë, familja terrorizohet nga krisma e armëve në afërsi të shtëpisë