Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Obiliq, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në fshatin Plemetin të Obiliqit, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton Express.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“GJETJE E TRUPIT TË PAJETË /HETIM I VDEKJES – Fsh. Plemetin, Obiliq  06.12.2024 – 14:12. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Për një ‘grabujë’ - Dy burra bëhen llom mes vete në Malishevë, djali i njërit i hakmerret të dyshuarit – e rrah në Polici