Gjendet i plagosur i dyshuari për plagosjen e dy grave

Emergjenca e Fushë-Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosova se i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë-Kosovë është gjetur i plagosur në një arë të kësaj komune.

Ata kanë thënë se i dyshuari, i lindur në vitin 1954, ka pasur dy plagë nën brinjë dhe ka qenë me shenja jete, ndërsa e kanë transportuar për në Emergjencën e QKUK-së.

Ekipi i emergjencës së Fushë-Kosovës është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë rast.

Lexo edhe:  “Ushtria të jetë obligative, ai që është me lek për mu është mercenar”, qytetarët thonë se FSK-në e kishin ëndërr