Gjendet e vdekur një serbe në Ferizaj, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur dje në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“HETIM I VDEKJES – Ferizaj 10.05.2024 – 22:00. Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  14-vjeçari e kishte hartuar në detaje planin e krimit, shkroi në letër emrat e shokëve që do t’i vriste