Gjendet e vdekur një grua në Pejë, dyshohet se bëri vetëvrasje duke konsumuar lëndë helmuese!

Një grua në Pejë i ka dhënë fund jetës.

Burimet e para të Indeksonline bëjnë me dije se viktima në fjalë ka konsumuar lëndë helmuese, të njohura si “varakin”.

Kësisoji, viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domestos ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike, domestos.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Lexo edhe:  Ky është mërgimtari që dyshohet se e dhunoi të fejuarën e tij në një motel në Ferizaj, largohet nga Kosova