Gjendet automjeti i prizrenasit që përfundoi në lumë, zjarrfikësit e nxjerrin makinën nga uji

Pas disa ditësh prej kur u raportua rasti, Policia ka arritur të gjejë automjetin që kishte rënë në lumë në afërsi të fshatit Vërmicë në Prizren.

Siç mëson Sinjali, pronari i veturës nuk e kishte siguruar mirë veturën kur e la në rrugë dhe për pasojë, automjeti përfundoi në lumë.

Policia e ka gjetur veturën me targa “04” gjatë ditës së djeshme, me ç’rast kanë intervenuar zjarrfikësit.

Automjeti është tërhequr nga aty dhe lidhur me rasatin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lexo edhe:  Deri në 7 orë pa rrymë, këto vende do të mbesin pa energji elektrike