Gjenden të vrarë çifti i moshuar në banesë, arrestohet djali i tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift i moshuar u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre në lagjen Borgo Roma.

Policia e Veronës ka vënë në pranga djalin e viktimave 55 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e prindërve të tij.

Mediat e huaja raportojnë se Giampaolo Turazza 75 vjeç dhe Vilma

Vezzaro 73 vjeç, janë vrarë me thikë në fyt.

Sipas dëshmisë së komshies “Herë pas here ndodhte që ata debatonin me zë të lartë, veçanërisht kur djali i tyre vinte për vizitë”. /Lapsi.al/

 

Lexo edhe:  Theret me thikë një 18-vjeçar në Komoran, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda