Gjenden bomba 50kg gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë gjetur tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.

FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.

Të njëjtat do të demolohen sipas planifikimeve, thuhet në njoftim.

Pamjet i gjeni më poshtë:

 

Lexo edhe:  Policia arreston një serb që po kërkohej në Zveçan