Gjatë nëntë muajve 2 vrasje në Ferizaj, bien rastet e dhunës dhe aksidentet me fatalitet

Vetëm brenda nëntë muajve të parë të këtij viti, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur dy vrasje. Të dhëna këto të publikuara në Raportin nëntë mujor të incidenteve dhe aksidenteve në rajonin e Ferizajt.

 

E numri i rasteve është rritur krahasuar me një vit më parë, pasi që gjatë vitit 2023 në këtë rajon është regjistruar vetëm një vrasje.

Në raport janë paraqitur dhe rastet e dhunës në familje. Brenda 9 muajve të parë të këtij viti në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 199 raste të dhunës në familje, e që është një ulje e lehtë, krahasuar me një vit më parë. Pasi që gjatë vitit 2023 në Ferizaj janë paraqitur gjithsej 202 raste të dhunës në familje.

Lexo edhe:  Vr*asja e policit serb: A rrezikohen mërgimtarët kosovarë që kalojnë nëpër Serbi?