“Gjaku deri n’gu ka mu derdhë”/ Ky është llapjani i arrestuar që kërcënoi policët pasi ia konfiskuan veturën

Ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në trafik, parasheh edhe dënime më të ashpra. Kohët e fundit, jo rrallëherë, Policia është përballur me kanosje e madje edhe me sulme qoftë verbale apo fizike gjatë shqiptimit të gjobave ndaj shkelësve të këtyre rregullave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën në Podujevë, ku zyrtarët policorë të Trafikut janë kërcënuar nga një shofer.

I dyshuari i ka kanosur policët që vepruan sipas ligjit për t’ia konfiskuar veturën, pasi i njëjti ishte duke lëvizur pa patentë shofer – dokument ky që i ishte konfiskuar më herët.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi i dyshuar është Armend Hoxha, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, Hoxha po dyshohet se iu është drejtuar zyrtarëve policorë ndër të tjera edhe me fjalët “Gjaku deri n’gu ko mu derdhë, s’guxoni me ma marrë veturën”.

Policia ka arritur që ta vë situatën nën kontroll dhe e ka arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Dhunohet një grua në Mitrovicë