Gjakovë: Ngjarje e dhimbshme në familjen Zenelaj, 52-vjeçari gjendet pa shenja jete para shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Ilir Hoxha” në Gjakovë, ku një burrë u gjet i vdekur para shtëpisë së tij. Familja Zenelaj u tronditën kur e gjetën të shtrirë 52-vjeçarin dhe e njoftuan menjëherë Policinë e Emergjencën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Behar Zenelaj, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se i ndjeri kishte vdekur.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse të Policisë

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje’, ndërsa akoma nuk dihen motivet që e shtynë viktimën t’i jap fund jetës.

Lexo edhe:  Rasti i rëndë në Fushë Kosovë: Gruaja u qëllua me armë nga bashkëshorti në kokë, bark e krah