Gjakovë: Burri e kontrollon gruan në bisedat me familjarët e saj, e rrah pasi u kap me të

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Motivi i rastit dyshohet se lidhet me sherrin që plasi pasi burri vendosi që ta kontrollojë bashkëshorten në bisedat me familjarët e saj.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit, kurse gruaja është dërguar në strehimore

Lexo edhe:  Njesia e trafikimit me narkotik në Mitrovicë kap të dyshuarin me mbi 4 kg drogë në veturën e tij