Gjakovarja ngacmon një femër, arrestohet nga Policia  

Një femër kosovare është arrestuar pasi kishte ngacmuar një tjetër pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Gjithnjë sipas këtij raporti, pas arrestimit, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar teksa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Lexo edhe:  Njëzet ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s zbarkojnë në Kosovë