Gjakovari i dehur tenton të kyçet ilegalisht, i djegë njehsorët e rrymës – arrestohet

Një incident ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku intervenoi Policia pasi një person dyshohet se shkaktoi rrezik të përgjithshëm teksa ishte i dehur, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur pasi i dyshuari tentoi që të lidhet ilegalisht me rrjetin e energjisë elektrike.

Në bazë të informacioneve të para, si pasojë e tentativës së tij, dyshohet se ka pasur mbingarkesë dhe janë djegur disa njehsorë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin që ka tentuar të kyçet ilegalisht.

Policia ka intervenuar në rast dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Lexo edhe:  “Me çu djalin në shkollë e me të ardhë me arkivol nuk ish lehtë”, rrëfimi i plotë i babait të 17-vjeçarit që u vra në Gllogjan