Gili bashkë me djalin e saj, banorë të “Big Brother Vip Albania 4”

Ka nisur “Big Brother Vip Albania” edicioni i katërt.

Këngëtarja e njohur kosovare Gili është futur në shtëpi bashkë me djalin e saj, Redonin. Ata do të konkurrojnë si një banor i vetëm.

Kush janë banorët që deri më tani janë bërë pjesë e shtëpisë:

–Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4.

–G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.

–Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

–Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.

-Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.

Lexo edhe:  “Gruaja ka qenë duke e tradhtuar”, Andi Artani emocionon me shkrimin për Pajtim Krasniqin