Getoar Selimi kritikon ashpër muzikën e sotme: Të gjitha këngët janë njësoj, është bërë konsum
Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka folur hapur për gjendjen aktuale të tregut muzikor në vend, duke e kritikuar ashpër mungesën e origjinalitetit në këngët që publikohen sot.
I ftuar në një emision televiziv, Getoari tha se projektet e fundit muzikore janë të gjitha shumë të ngjashme mes vete, si në përmbajtje ashtu edhe në stil.
“Mendoj që një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten, pse kam bo album, kam vendos vetëm për këtë arsye – për njerëzit që më duan, e kanë kërkuar muzikën time, bashkëpunimet që janë jo të zakonshme”, u shpreh ai.
Ai vazhdoi më tej me një deklaratë që ka nxitur diskutime në rrjetet sociale:
“Edhe bashkëpunimet e kohëve të fundit janë shumë të zakonshme, edhe këngët janë të gjitha njësoj. Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum.”
Deklaratat e Getoarit janë pritur me interes dhe kanë hapur debat në rrjet, me shumë ndjekës që ndajnë mendimin e tij për komercializimin e muzikës në estradën shqiptare.