Getinjo prezanton të dashuren e re
Reperi i njohur Getinjo ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke filluar një lidhje të re dashurie.
Lajmin emocionues e ka ndarë vetë ai me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka publikuar në InstaStory një fotografi pranë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Edhe pse Getinjo ka vendosur të mbajë fshehur fytyrën e saj, nuk ka dyshim që çifti duket i lumtur dhe i lidhur ngushtë.

Getinjo ka preferuar të mos zbulojë shumë detaje, duke ruajtur një dozë misterioziteti rreth lidhjes së tij të re.

Megjithatë, duket se Getinjo ka gjetur një dashuri të re dhe është gati të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij.