Gërvalla për Urën e Ibrit: Nuk po e hapim tani, po bëhemi gati ta bëjmë kur është e përshtatshme

Donika Gërvalla, minister e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dhënë një intervistë për mediumin turk në gjuhën angleze “TRT World”, ku ka folur për shumë tema të dialogut, përfshirë çështjen e Urës së Ibrit. Në këtë intervistë, Gërvalla ka thënë se ura nuk po hapet tani, duke shtuar se vetëm po “përgatitet situata”.

Gërvalla vlerësoi se nuk ka asgjë të keqe që të hapet ura dhe se ura është një nga simbolet e fundit në Kosovë të Sllobodan Millosheviqit, ish-president autoritar i Jugosllavisë dhe ish i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, që gjerësisht njihet si “Kasapi i Ballkanit”.

Lexo edhe:  Rrahet Granit Plava, në dhomë i gjendet litari për vetëvarje