Gerti lëshon bombën: Saide më ka tradhëtuar me Noizy-n

Gerti Gjici , ish-konkurenti në ‘Purputhen’ ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin “Ora News”. Siç e dimë ai krijoi një romancë me Saide Buzin gjatë kohës që ishin në “Për’puthen”.

Mirëpo romanca e tyre nuk ishte e gjatë. Në intervistën e fundit të zhvilluar prej Gertit, ky i fundit tregoi më shumë për ndarjen nga Saide Buzi.

Ish-konkurrenti i ‘ Purputhen ’ ka tronditur studion ku tha se Saidja e tradhtoi me këngëtarin e njohur Noizy.

Gerti: E kam vërtetuar me video. Ditën që u ndava në mëngjes i mora telefonin dhe po fliste me një person të lidhur me Noizyn. Në momentin që e lexova Saidja e mori telefonin menjëherë dhe nuk munda ta lexoja të gjithën. Kam lexuar: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo tha: “Absolutisht mirë”.

Doja të shikoja se për çfarë bëhej fjalë, normal që quhej Noizy. Ajo mori telefonin tim. Ajo më thoshte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin, i thashë. Jo, nuk e jap telefonin,”– tha ai.

Këto janë tek video dhe e kam akoma save, e kam këtu. Ajo më thoshte nuk është asnjë, çfarë rëndësie ka për ty se kush është personi më thoshte. Pas kësaj i thash kthehu në Shqipëri, unë nuk pranoj dot të rri me ty. Tradhëtinë nuk e pranoj dot.”

Lexo edhe:  Varësja e Arbana Osmanit sa një banesë te Rruga B