Gerta Gixhari vazhdon garën në BBVA

Pas një televotimi të gjatë dhe të tensionuar gjatë gjithë spektaklit, publiku ka vendosur që Gerta Gixhari të vazhdojë garën në Big Brother VIP Albania.

Gazetarja u skualifikua fillimisht nga gara pas incidentit me Gjestin, ku ajo e spërkati me alkool në fytyrë, duke shkaktuar një situatë të tensionuar në shtëpi.

Megjithatë, Vëllai i Madh i dha një mundësi të dytë, duke ia lënë fatin në duart e publikut përmes një televotimi.

Në momentin e shpalljes së vendimit, Gerta u emocionua, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe për mundësinë që i dhanë për të vijuar rrugëtimin e saj në lojë.

Vendimi për rikthimin e saj ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, me disa banorë që e pritën pozitivisht dhe të tjerë që vazhduan të kishin rezerva për sjelljen e saj.

Lexo edhe:  Revoltohet Iliriana me blerjet e banorëve: Mishi po iu duket shtrenjtë, a cigare kanë ble 300 euro