Gazmend Muhaxheri flet pas sulmit: Jam shëndoshë e mirë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi sot në mëngjes u sulmua fizikisht nga dy persona.

Ai ka publikuar një foto ku shihet me shumë persona, ndërsa thotë se është shëndoshë e mirë.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai.

Dy personat që dyshohet se sulmuan fizikisht Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, janë ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Lokacionet që mbesin sot pa rrymë