Gati 14 vjet në pritje të drejtësisë, si ishin plagosur tre adoleshentët në një lokal në qendër të Prishtinës

Para afër 14 vjetëve, Argent Breznica, Brilant Krasniqi dhe Besart Hoxha ishin viktima të një përleshjeje me armë, në një lokal në qendër të Prishtinës. Të tre si adoleshentë të pafajshëm, do të plagoseshin rëndë, ndërsa kryerësit e këtij krimi sot e asaj dite nuk janë dënuar.

Nata e 26 gushtit 2009, për shkak të pasojave të përhershme në jetë, do të mbetet nata më e paharruar për tre adoleshentët Argentin, Brilantin dhe Besartin. Ata kishin pasur fatin të gjenden në një lokal, duke pësuar prej plumbave që do i merrnin nga gjuajtjet e dy grupeve që po tentonin me armë t’i qëronin hesapet mes vete.

Brilant Krasniqi, atë kohë 16-vjeçar ishte plagosur rëndë në këmbë dhe krahë, duke përjetuar vdekje klinike, pasi plumbi i kishte këputur arteriet. Pas dy operacioneve disa orëshe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai do të dërgohej për shërim jashtë vendit. Deri më tash, ai iu ka nënshtruar mbi 15 operacioneve, ndërsa këmbën e majtë sot e asaj dite e ka të paralizuar.

Argent Breznica, aso kohe, 17-vjeçar, do të goditej nga plumbi afër zemrës, ku do i nënshtrohej dy operacioneve më rrezikshmëri të lartë për jetë. Për disa muaj ai do qëndronte në spital për trajtim.

Bashkë më Argentin dhe Brilantin do plagosej edhe i mituri Besart Hoxha, i cili do merrte dy plumba në të dyja këmbët.

Por si kishte ndodhur ngjarja kriminale dhe pse për mbi 13 vjet nuk ka drejtësi?

“Unë bashkë me Besartin dhe dy shokë tjerë kena shku në një lokal në qendër të Prishtinës më pi ka një pije. Sepse ishte fundi i pushimeve verore dhe më 1 shtator kemi pasur me ia nisë shkollës. Jemi ulur në një tavolinë ku në atë lokal janë kanë dikun edhe 100 të rinj tjerë, të mitur krejt rreth moshës 15-16 vjeçare”, tregon Brilant Krasniqi, i dëmtuari në këtë rast.

Lexo edhe:  Qeni i rrugës “këndon” në mes të sheshit të Prishtinës

“Në atë natë ka ndodhë një gjuajtje me armë mes dy grupeve ku fatkeqësisht viktimë e asaj përleshje kam qenë edhe unë”, shton i dëmtuari Argent Breznica.

Besart Hoxha, i dëmtuar tjetër, Besar Hoxha thotë se ishte 16-vjeçar dhe se në lokal përleshja kishte filluar pasi diku 20 minuta pasi ishin futur në lokal.

Sipas të dëmtuarve, përleshja kishte ndodhur mes grupit të Bajram Musës, Florim Fazliut i njohur me nofkën “Xhapella” dhe Nuhi Sopa, i njohur me nofkën “Sapuni”, të tre këta kishin qenë se bashku në lokal, kur ishin bashkangjitur edhe grupi tjetër, Rinor Deshishku, Faton Hajdari, Fadil Feta si dhe i pranishëm kishte qenë edhe Fitim Morina.

Sipas Krasniqit, pas disa minutave ishte bashkangjitur grupi tjetër më Rinor Deshishkun, Faton Hajdarin, Fadil Feten dhe Fitm Morina dhe posa kishin parë personat mbrapa, kanë filluar të shtëna më armë, ku viktima ishin ata, tre të rijnë të pafajshëm.

“Mas disa minutave kanë hy Rinor Deshishku me grupin e vet. Kanë fillu me gjuajt në drejtim të Xhapelles, Xhapella u kanë ul afër neve qaty nja nië metër dikun dy metra edhe t’u e gjuajt Xhapellen plumbat na kanë kap neve”, shprehet i dëmtuari Hoxha.

Tre të dëmtuarit thonë se plumbat i kanë marrë nga ana e majtë.

“Unë kam parë Rinor Deshishkun dhe Faton Hajdarin, duke gjuajtur në drejtim tonin”, ka thënë i dëmtuari Krasniqi.

I dëmtuari Argent Breznica, thotë se mbanë në mend pozitën se si kishte qëndruar në lokal dhe se plumbat i kishin ardhur nga ana e majtë.

“Edhe e di që në atë rast, e di që unë jom kanë prej plagosurve t’parë t’fillimit se masi që unë jom plagosë ka pas edhe krisma tjera edhe ka pas shumë njerëz tu ik, tu bërtit, u konë, s’po di qysh me thonë, përnime u konë ngjarje tragjike. Edhe unë kom ra në tokë nuk e shifsha kërkon nuk i shifsha shokët e mi”, ka rrëfyer Breznica.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prizren, jetonte i vetëm

Ndërsa, Hoxha thotë së atë natë ishte plagosur në këmbën e majtë nën gju edhe në këmbën e djathtë./BetimipërDrejtësi