Gashi: Boll ma, Qeveria e Albinit me korrupsion, afera, sanksione e dështime duhet të shkarkohet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, duhet të shkarkohet, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se qeverisja e Kurtit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione e dështime.

“Boll ma! Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje. Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, deshtime…”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Kurbeti i rëndë: Prindërit shpërthejnë në lot gjersa përcjellin fëmijët në Aeroport