Gashi: Bislimi është vrasës potencial, e ka goditur deputetin me shishe xhami në kokë
Analisti Dardan Gashi e ka quajtur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, “vrasës potencial”, për shkak se sipas tij e ka gjuajtur deputetin e PDK-së, me shishe të xhamit në kokë.
Gashi, tha se dhuna është filluar nga Bislimi, dhe se sipas tij kjo ka qenë e menduar mirë.
“Dhunën ai e fillon [Besnik Bislimi], ai njeri është vrasës potencial, ai gjuan me shishe direct në kry me shishe të xhamit. Ai është vrasës potencial që gjuan me shishe të xhamit në kry. Nga fillimi e provokon situatën, e merr letren e çkyn, provokon, gjuan me shishe dhe shkon fshehet e qesh me kryeministrin”, ka thënë ai në Dukagjin.
Tutje Gashi ka thënë se në Kuvendin e Kosovës, dhunën e ka futur Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja.
“Dhunën e ofendimet në Kuvend e ka fut Albini e Vetëvendosja. Është ndryshu gjuha e sjellja, këto e sjellin këtë situatë. Njerëzit mendojnë që mënyrë më e mirë për t’iu kundërvu këtyre është me monedhë të njëjtë. Dhuna u provoku nga Qeveria”, ka thënë ai.
Gashi tha se Bislimi është dashur të arrestohej sot.