Garda Kombëtare e Idahos bëhet gati për t’u nisur për Kosovë

Rreth 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.

Siç ka njoftuar Misioni i ShBA-së në NATO, për Aleancën, siguria dhe stabiliteti i Kosovës është i rëndësie të veçantë.

“Pjesëtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos po vendosen jashtë vendit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Këta qytetarë-ushtarë do të trajnohen në Teksas, para se t’i bashkohen Operacionit Gardiani i Përbashkët për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka thënë misioni i ShBA-së në NATO.

Lexo edhe:  Hero: 10-vjeçari vdiq duke shpëtuar fëmijët tjerë që ranë në liqen