Gani Geci: Vrasjen e bëra në vetëmbrojtje, jam njeri i lirë, burgun e mbaj kur të më thërrasin
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është dënuar me tre vjet gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në njërën nga kafeteritë e Skënderajt.
Geci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se vrasjen e ka bërë në vetëmbrojtje.
Ai aktualisht thotë se është i lirë, ndërsa vuajtjen e dënimit edhe për 1 vit e gjysmë do ta mbajë kurdo që Gjykata e thërret.
“Pretendimet tona të mbrojtjes dhe të miat kanë qenë se ne kemi bo mbrojtje të nevojshme, në jurisprudencë njihet si mbrojtje putative, kur ti nuk e din cka po don me bo tjetri dhe mund ta mbrosh veten.
Unë jam i gatshëm që aktgjykimin e gjykatës së apelit t’i përgjigjem në cdo kohë, kurdo që ata e bijnë datën e fillimit të mbajtjes së vuajtjes së dënimit. Aktualisht jam i lirë, nuk ka një vendim tjetër që të shkojë të vuaj dënimin. Do të shkoj ta mbajë edhe 1 vjet e gjys burg kurdo që të më thirrin”.
Tutje, Geci tha se do të udhëtojë për në Gjermani për 12 ditë, pastaj do të kthehet. Nëse Gjykata e thërret brenda këtyre ditëve për vuajtje të dënimit, Geci thotë se është i gatshëm të kthehet nga Gjermania.
“Do të udhëtoj për Gjermani e kam biletën me datën 2 dhe kthehem me datën 14, nëse gjykata më thërret ma herët, unë kthehem më herët, kurdo që më thërrasin gjykata jam i gatshëm të kthehem dhe ta vuaj dënimin”.