Gani Geci ishte çuditur me Rron Gjinovcin: Më pati thënë e kam lexuar Marxin 5 herë
Geci ka thënë se kishte shkuar te babai i Rronit, për ta porositur një kuzhinë shtëpie, meqë ai merrej me këtë punë.
“Erdhi Rron Gjinovci aty dhe më tha e kam lexu Marksin 5 herë”, tha Geci i çuditur në Pressing të T7.
Për Gecin kjo ishte e çuditshme, pasi që, sipas tij, stërgjyshi i tij që vinte nga rajoni i Drenicës, ishte një ndër anti-komunistët më të mëdhenj.
Geci ka thënë se nuk mund ta pranojë ideologjinë komuniste.
Ai ka thënë se familja e tij tradicionalisht ka qëndruar në frymën e veprimtarëve anti-komunistë.