Futbollisti kosovar bëhet milioner: E fiton rastin në FIFA, ia merr Antalyasporit 2.2 milionë euro

Skuadra e njohur turke, Antalyaspor e ka humbur betejën në FIFA me futbollistin kosovar, Zymer Bytyqi, i cili fitoi betejën me klubin bardhekuq duke dalë lojtar i lirë.

Futbollisti e kishte paditur klubin në FIFA për tre rroga të pa paguara.

FIFA i dha leje klubit turk 15 ditë për të shlyer borxhin ndaj sulmuesit kosovar, por Antalyaspor nuk kishte arritur dot t’i siguronte paratë dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror i dha të drejtë Bytyqit që ta shkëpusë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij.

Kjo gjë ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Antalyasporit, që tani jo vetëm tre pagat që i kanë borxh, por do të detyrohen t’i paguajnë Zymer Bytyqit 2,2 milionë euro, deri në fund të kontratës e cila ishte deri në fund të sezonit 2025/26.

Së fundmi lojtari ka bërë një postimi në “Instagram” duke shkruar:

“Për shokët e mi të skuadrës, mbështetësit dhe miqtë fantastikë në Antaljaspor, fatkeqësisht koha ime në klub ka marrë fund.. Më ka pëlqyer qëndrimi në Antalia, por si futbollist karriera jote është e shkurtër me ulje-ngritje, në fund duhet besim në kontrata dhe kushte. Ju uroj juve dhe klubit gjithë të mirat në të ardhmen dhe faleminderit për gjithë mbështetjen”, ka shkruar Bytyqi

Lexo edhe:  E trishtë në Llap: Vogëlushja rreth 2 vjeçe humb jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur