Futbolli kosovar në zi, vdes ish-futbollisti i njohur

Ish-futbollisti kosovar, Xhevad Sunduri ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Lirisë së Prizrenit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten në varrezat e qytetit në Prizren.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Ndërroi jetë Xhevad Sunduri

Të mërkuren (dje) në moshën 85 vjeçare ka ndërruar jetë Xhevad Sunduri.
I ndjeri në vitet 60-ta dhe fillimin e 70-tave, ishte futbollist i KF Liria.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ishte dhe pjesë drejtuese e klubit për disa vite.
“Kontributi i tij është i madhë. Ai, do të jetë në kujtesën e brezave që vijnë si një nga figurat e rëndësishme të Lirisë.”Me këtë rast, në emër të KF Liria, shprehë ngushëllimet për familjen dhe komunitetin sportiv, në veçanti ate të futbollit”, ka thënë për faqen e klubit, Qemal Krasniqi, kryetar.
Varrimi tij bëhet nesër (e shtunë) në kohën e drekës, në varrezat e qytetit në Prizren.

Lexo edhe:  Doli në transmetim direkt me bluzën e Serbisë, gazetari kërkon falje përsëri: Kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë