Fushë Kosovë: Një burrë kanoset përmes rrjeteve sociale

Një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se është kërcënuar nga një person tjetër përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  FSK-ja bëhet me specialistë për sulme ajrore