“Ftesa” për të kënduar Shakira tek Ura e Ibrit, Agim Bahtiri: Ishte ide e KFOR-it
Ish-kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri është pyetur për punën e Shakirës dhe informacioneve të shumta që kanë qenë se ylli botëror do të sillet për të kënduar në Mitrovicë në momentin që do të hapet Ura e Ibrit për qarkullim.
Megjithatë Bahtiri thotë se s’ka qenë ide apo kërkesë e tija që Shakira të këndojë në Mitrovicë, por e KFOR-it.
Ai thotë se vetëm e ka bërë publik një informacion të tillë.
“Nuk ka qenë kërkesë e imja. Ka qenë kërkesë e KFOR-it. Ka pasur të vijë një yll i botës. Kërkesa u kanë e tyre. Unë e kam publikuar si informacion”, ka thënë Bahtiri në Frontal.
Ai është pyetur lidhur me këtë pasi që sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është votuar kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për automjete.