FSK thotë se plagosja e ushtarit ishte aksidentale

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se plagosja me armë zjarri e një pjesëtari të saj të dielën në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Nënkoloneli Vëllazërim Qerimi, shef i sektorit për informim publik në FSK, ka thënë për teve1.info se rasti ka ndodhur  jashtë ambienteve të FSK-së.

Ai ka bërë të ditur se arma  e përdorur nuk ka qenë zyrtare e FSK-së

Në këtë rast janë përfshirë dy ushtarë të FSK-së.

“Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit”, ka thënë Qerimi.

Policia e Kosovës të dielën ka njoftuar për një plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban të Prishtinës.

Lexo edhe:  Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve të ri