FSK-së i shtohen 16 oficerë të rinj, Maqedonci: Jemi rrugës për t’u bërë me ushtri profesionale

Sot në kazermën “Adem Jashari” diplomuan 16 oficerë të rinj të gjeneratës së vitit 2024 të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke uruar kadetët e rinj, tha se qershori i ngjarjeve të rëndësishme historike për liri e pavarësi po përmbyllet këtë vit me shtimin e dhjetë oficerëve të rinj të FSK-së.

Maqedonci tha se ky vit jubilar dallon nga vitet tjera për shkak të pozicionit ku gjendet ushtria e Kosovës, për çka përmendi investimet mbi 200 milionë dhe numrin e ushtarëve dhe oficerë të rekrutuar.

Ai shtoi se Ushtria e Kosovës po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale.

Ndërkaq, duke vlerësuar profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, Maqedonci tha se bashkëpunimi me shtetet aleate është si rezultat i këtyre vlerave. Maqedonci gjithashtu falënderoi familjarët për mbështetjen ndaj kadetëve, duke thënë se ai nuk ka asgjë që e bën më krenar se sa të shoh rritjen dhe zhvillimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Kurse, Komandantja e Qendrës për Studime Universitare, që ka për qëllim të mëshirojë kadetët-oficerët me vlera ushtarake, Majore Mimoza Gudeci në ditën e saj të fundit si komandante e kësaj qendre, ndau tri mësime me kadetët e sapodiplomuar.

Ajo tha se detyra, nderi dhe atdheu janë fjalë që duhen të kujtohen gjithmonë në mënyrë që çdo veprim e vendim i tyre do të jetë i drejtë dhe i mirë. Në këtë ceremoni, shpërblimi “Kadet i dalluar në rrugëtimin 4-vjeçar” iu nda, Atdhe Ahmetit, i cili në emër të klasës 2024, tha se janë falënderues ndaj familjes dhe instruktorëve të cilët ngjallen një shpirt luftarak te kadetët që të ngritin vlera ushtarake.

Lexo edhe:  Zyrtari i komunës dyshohet se ndryshoi kufijtë kadastralë të një parcele toke, ndalohet për 48 orë