FSK nis ushtrime ushtarake në Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë – Banorët ftohen për kujdes

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë ushtrime ushtarake nga nesër, 26 shkurt, deri më 28 shkurt 2025, në fshatrat Bajgorë dhe Bare të Mitrovicës si dhe Gumnishtë të Vushtrrisë.

Në këtë kuadër, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar banorët e këtyre zonave që të jenë të kujdesshëm dhe, nëse është e mundur, të reduktojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i komunës:

“Të nderuar banorë të fshatrave Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë,
Ju njoftojmë se më datë 26, 27 dhe 28 shkurt 2025, pjesëtarët e FSK-së do të realizojnë ushtrime ushtarake në këto fshatra. Ju lutemi të keni kujdes dhe të reduktoni lëvizjet gjatë kësaj periudhe kohore.”

Ushtrimet e FSK-së janë pjesë e planifikimeve të rregullta për ngritjen e gatishmërisë operacionale të trupave të saj.

Lexo edhe:  Një person raportohet i zhdukur, nga 1 prilli nuk është kthyer në shtëpi