FSK mbetet pa ushtarakun më të përgatitur, i diplomuar si Legjionar ushtarak në Francë – niset për mërgim
Hazir Veseli është pothuajse nga të vetmit shqiptarë që ka arritur ta përfundojë trajnimin më të rëndë ushtarak në botë.
Veseli dikur ishte pjesë e UÇK-së, ndërsa pas përfundimit të luftës shkoi në Francë që ta kryejë trajnimin ushtarak më sfidues në botë, Legjionin ushtarak, shkruan Jepi zë.
Pas përfundimit, ai u kthye në FSK duke kontribuar në edukimin e ushtarëve të rinj, ndërsa sot ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Isha vetëm 18 vjeç kur mora rrugen e kthimit nga gurbeti për në Kosovë në vitin 1998,
Atë kohë të vetmen brengë kishim çlirimin e vendit nga opupatori shekullor Serb.
Kisha fatin të rreshtohem si pjesë e Njësisë Speciale Tigrat e Zi, Brigada 111 “ Adem Jashari”.
Pas luftes deshira ime për ti sherbyer atdheut me shtyu që të vijoj Legjionin ushtarak në Francë dhe pas përfundimit vendosa të kthehem dhe kontributin tim ta jap prap në FSK, ku besoj që kam dhënë çdo gjë nga vetja edhe pse për Atdhe kurr nuk mjafton.
Sfidat dhe nevojat e jetës më detyruan që ta marr një vendim që sdo ta besoja kurr se do ta marr, largimin tim nga FSK dhe nga Kosova.
Shpresoj se Kosova të rrugëtojë sigurtë në antarsimin e sajë në institucionet ndërkombëtare, e posaqërishtë në NATO ëndërr e çdo ish luftetari dhe ushtari të tanishëm.
Sot me dhimbje në zemër e shpirtë ju njoftoj që nga sot mbaron rrugëtimi im si pjestar i FSK-së, ku shfrytëzojë rastin t’i falënderojë fillimisht familjen time që asnjëherë nuk kanë rreshtur te me mbeshtesin ne rrugëtimin tim, falënderoj shumë shokër (vëllezërit) e luftës, shokët në FSK si dhe të gjithë miqtë jashtë uniforme për respektin e treguar ndaj meje.
Unë gjithmonë do të jem ushtar i Kosovës sa herë që Kosova ka nevojë në aspektin ushtarak për mua!
Me respekt