FSK-ja pranon donacion nga Amerika autoblinda të reja dhe të mëdha amerikane – shihen rrugëve të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikane.

Tëvë1 nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mëson se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu, një pjesë e tyre Tëvë1 mëson se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim.

Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake.

Lexo edhe:  “16 copa kam me ja njehë, rafall”, vazhdojnë kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi