FSK ekspozon minahedhësit
Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.
Vizita e presidentes ka filluar me inspektimin e trupave të FSK-së para demonstrimit duke vazhduar më pas me adresimin e saj.
Pjesëmarrës në këtë vizitë ka qenë edhe Komandanti i përgjithshëm i Forcës së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.
Osmani para të pranishmëve, diku rreth 400 ushtarakë dhe para mediave ka thënë se ndjehet falënderuese dhe krenare me të arriturat e FSK-së.
Madje ajo tha se me këto suksese dhe me përkushtimine e institucioneve do të bëhen hapa me të shpejtë drejt anëtarësimit në NATO, raporton Kallxo.
“Sukseset tuaja në ngritjen e kapaciteteve së bashku me përkushtimin e institucioneve për të rritur buxhetin dhe përkrahjen për sektorin e mbrojtjes do të na shpien në hapa edhe më të shpejtë drejtë asaj që e kemi mision strategjik e destinacion të përcaktuar; vendin tonë meritor në NATO” – ka thënë komandantja supreme e FSK-së.
Ajo tha se janë të gatshëm jo vetëm për ta mirëmbajtur paqen, por edhe për ta mbrojtur atë në çdo kohë e në çdo cep të globit.