FSK del me njoftim për autoblindën e cila u përfshi nga zjarri

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për automjetin i cili është parë në autostradë duke marrë flakë , për të kanë thënë se për arsye teknike të brendshme të instalimit është shkaktuar incidenti.

Ata bënë të ditur që kjo ka ndodhur sot rreth orës 14:00 gjatë lëvizjes së konvojit të automjeteve ushtarake të FSK-së nga Prishtina në Istog, përkatësisht në fshatin Krivovë.

“Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar dhe zjarri është neutralizuar nga vetë personeli i FSK-së me mbështetje të zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lexo edhe:  Vjehrri ushtron dhunë ndaj nuses për shkak të kontestit pronësor, përfundon në Polici