Fotoreporteri i NYT: Kam mbuluar disa luftëra, ajo në Kosovë më e tmerrshmja

Ish-fotoreporteri i New York Times, Wade Goddard ka treguar përjetimet dhe kujtimet e tij nga koha kur shërbeu në terren në luftën e Kosovës.

Ai kujton 23 anëtarët e familjes Deliu nga Abria e Drenasit që u vranë e u masakruan nga forcat serbe 25 vjet më parë ku në mesin e tyre, ishte edhe 7-vjeçarja Donjeta Deliu.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-fotoreporteri tha se në karrierën e tij ka mbuluar shumë luftëra por ajo në Kosovë ka qenë me e tmerrshmja që ka përjetuar.

“Ka qenë një moment kur ne zbuluam çfarë ndodhte në Obrenje kur mbërritën në fshat pamë disa të moshuar civilë që ishin ekzekutuar. Gjëra të tilla i kisha parë dhe më parë, por kur zbritëm te fshati i poshtëm dhe zbuluam në pyll gra dhe fëmijë 5 vjeç, madje ishte edhe një foshnjë që ishte ekzekutuar me plumb në ballë dhe kishte ende biberoni në gojë. Kam parë plot të vdekur në luftëra por kur shikoje fëmijë kaq të vegjël të vrarë…”, kujtoi ai.

Lexo edhe:  10 vite burgim për burrin që vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë