Fotografohet me çantë Hermes të 32 mijë eurove, shpërthen zemërimi ndaj gruas së liderit të Hamasit
Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar, është bërë virale pasi mban në dorë një çantë me vlerë mbi 30 mijë euro.
Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermes Birkin.
Fotoja daton më 6 tetor 2023, pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel.
Rrjeti ka shpërthyer me pyetje nëse çanta është Hermes apo jo.