Fotografia e mitrovicasit, Xajë Mustafa, është espozuar edhe në rrugët e SHBA-së

Emocionet dhe pikëllimin që e përcjellnin sytë e tij, i kishin prekur të gjithë. Xaja Mustafa nga fshati Bistricë, atë kohë 33 vjeç, është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht.

Mitrovicasi, Xajë Mustafa, kaloi një periudhë në burg, ndërsa këto ditë fotografia e tij ikonike ka bërë xhiro edhe në SHBA, shkruan Jepi zë.

Pasi kishte dalur nga burgu, forcat serbe Mustafës dhe të tjerëve që ishin aty, ia grisën dokumentet që i kishin.

Edhe fotografinë e fëmijëve të tij ia morën dhe ia hodhën, me arsyetimin se ata i kishin vrarë, përcjell jepizë..Po me këtë fakt nuk pajtohej Mustafa, dhe me çdo kusht insistonte t’i merrte ato fotografi.

E pas dhunës dhe maltretimeve që mori, ia doli që fotografitë e fëmijëve të tij, të cilat i kishte realizuar për pasaportat e tyre, t’i marrë.

Mes lotësh Mustafa kishte treguar se si pas gjashtë muajve u takua me fëmijët dhe familjen e tij.

E këto fotografi, ai i ruan në sirtartin më të mirë që ka, njëjtë si atë kohë./ Jepi zë

Lexo edhe:  E rëndë: 2 vjeçari shqiptar dyshohet se piu një sasi medikamentesh, dërgohet në gjendje të rëndë në spital