Fotografi prekëse nga Buroja, prindërit e Thaçit duke e ndjekur gjykimin

Gjykata Speciale e ka nisur gjykimin ndaj ish katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë edhe ndaj Hashim Thaçit.

Seanca e nisjes s% gjykimit ka marrë vëmendjen e opinionit kosovar, por atë janë duke e shikuar edhe dy prindërit e Hashim Thaçit, Haxhi dhe Hyrë Thaçi.

Ata gjenden në fshatin Burojë dhe po e shikojnë Thaçin teksa po gjykohet.

Ndërkohë jashtë objektit të Speciales ka protesta, numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe ata që kanë udhëtuar prej Kosovës po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Në kërkim të kësaj drejtësie, të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kërkuar drejtësi e të mos gjykohet lufta e UÇK-së.

Lexo edhe:  Dalin pamjet se si ndodhi aksidenti me fatalitet që i mori jetën e të riut në Skenderaj!